ZYRTARE/ Juventus "rrëmben" nga Arsenal yllin e mesfushës, me parametra zero por me pagë "faraonike"

ZYRTARE/ Juventus "rrëmben" nga Arsenal yllin e mesfushës, me parametra zero por me pagë "faraonike"
​Tashmë është zyrtarizuar, Aaron Ramsey është lojtar i Juventusit

28-vjeçari do t’i bashkohet “Zonjës së Vjetër” në korrik të vitit 2019, menjëherë pasi t’i skadojë kontrata me Arsenalin, më 30 qershor.

Juventus ka komunikuar lajmin përmes faqes zyrtare duke treguar se Ramsey ka nënshkruar kontratë 4-vjeçare, që do ta mbajë atë te klubi nga Torino deri më 2023.

Ramsey është transferuar në Serie A me parametra zero, por si rezultat i regjistrimit të lojtarit, Juventusi vetëm do të paguajë 3.7 milionë euro, pagesë që do të bëhet deri më 10 korrik.

Ramsey ka luajtur 259 ndeshje me Arsenalin, duke shënuar 61 gola

Sipas BBC sport, Ramsey do të fitojë te Juventusi 400 mijë paund në javë, apo ndryshe afër 20 milionë paund në sezon, duke u bërë lojtari më i paguar pas Ronaldos me 30 milionë.

/f.ç/Albanian Free Press Online/