ZBARDHET KRIMI/ 25-vjeçari po “lozte” me pistoletë, vrau shokun nga pakujdesia dhe mori arratinë

ZBARDHET KRIMI/ 25-vjeçari po “lozte” me pistoletë, vrau shokun nga pakujdesia dhe mori arratinë
Vrasja e mbrëmshme në fshatin Vrithë të Pukës duket se ka ndodhur nga pakujdesia.

Policia ka bërë të ditur se Petrit Biba, 30 vjeç, i cili është plagosur dhe ka ndërruar jetë në spital, është vrarë nga një shok i tij i punës.

Ai është qëlluar me pistoletë nga 25-vjeçari Enderis Dodaj, i cili po mbante në dorë pistoletën dhe e ka shkrepur pa dashje.

Krimi duket se ka ndodhur nga pakujdesia, por i dyshuari ka marrë arratinë për të evituar kapjen nga uniformat blu.

Arma e krimit mbahej pa leje nga i dyshuari, i cili është shpallur në kërkim për “Vrasje nga pakujdesia” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Viktima është dërguar në gjendje të rëndë në spital, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagës.

Të dy të rinjtë me origjinë nga Mirdita ishin të punësuar në kantierin ku po ndërtohet një hidrocentral në zonën e Kaftallit. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google