Vrasja në Pukë, vetë-dorëzohet autori

Vrasja në Pukë, vetë-dorëzohet autori
Policia njoftoi se është dorëzuar  autori i vrasjes së dy ditëve më parë në Pukë, Enderis Doda.

Pas arratisjes, Doda ka vendosur të dorëzohet në polici.

“Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me forcat e Komisariatit të Policisë Pukë u bë ndalimi i shtetasit Enderis Doda, 25 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Pukë për veprime të mëtejshme.

Vrasja dyshohet se ka ndodhur nga pakujdesia. Dy të rinjtë, viktima dhe autori, ishin punonjës në HEC-in e Vrrithit, ndërsa armën që mbanin, e kishin pa leje”,- njofton policia