VLORË/ Grabitet gjatë natës karburanti, nën kërcënimin e pistoletës i marrin rojes xhiron ditore

VLORË/ Grabitet gjatë natës karburanti, nën kërcënimin e pistoletës i marrin rojes xhiron ditore
Një distributor karburanti është grabitur me armë gjatë natës në qendër të Novoselës në Vlorë.

Roja i objektit ka treguar në polici se dy persona të maskuar kanë thyer xhamin e kabinës.

Ai madje ka dëgjuar njërin prej grabitësve t’i thotë tjetrit: Nxirr pistoletën.

Nën kërcënimin e armës, grabitësit kanë rrëmbyer xhiron ditore dhe janë larguar me shpejtësi.

Nga të dhënat e para, mësohet se bëhet fjalë për rreth 35 mijë lekë të reja të grabitura.

Policia tha se ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e grabitësve. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google