Vlera 35 mln euro, Hysaj mbetet i Napolit deri në fund të sezonit

Vlera 35 mln euro, Hysaj mbetet i Napolit deri në fund të sezonit
Futbollisti shqiptar Elseid Hysaj, i ndjekur gjatë gjithë merkatos nga Chelsea dhe trajneri Maurizio Sarri nuk shkoi këtë janar, për faktin se edhe vetë trajneri nuk e ka të sigurt vendin.

Megjithatë Hysaj do të largohet në verë, ndërsa Napoli ka piketuar në vendin e tij dy lojtarët: Bartosz Bereszynski nga Sampdoria, ose Pol Lirola nga  Sassuolo.

Hysaj u aktivizua titullar në ndeshjen e fundit nga Ancelotti ndërkohë që klubi ka bërë të ditur edhe vlerën e kartonit të tij: 35 milionë euro.

Por sipas rrjedhjes së ngjarjeve, a mund të bashkohen Sarri dhe Hysaj te Roma, në verë?!