Vizita në Prezë/ Rama “mëson” se fshati është “lënë në mëshirë të fatit”

Vizita në Prezë/ Rama “mëson” se fshati është “lënë në mëshirë të fatit”
Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në një biznes në Prezë të Tiranës ka “mësuar” se fshati është “lënë në mëshirë të fatit”.

Kreu i qeverisë deklaroi se me fshatin shqiptar nuk është punuar siç duhet, por sipas tij, skemat fiskale të hartuar nga qeveria do të ndihmojnë të gjithë të interesuarit që të zhvillojnë aktivitetin e tyre ekonomik edhe në fushën e agroturizmit.

“Këto shembuj na vlejnë si modele. Kjo është rruga e punësimit dhe e fitimit në fshat. Kjo është një industri në vete dhe me shumë perspektivë. Ne siç ju kemi thënë ju se jemi të angazhuar të japim investime direkte që shkojnë në promovimin e zonave dhe bukurive natyrore.

Ka ikur shumë kohë që mund të ishin ndërtuar skemat për fshatin si të ishte në Toskana, por ende jemi në kohë. Nuk bëhen gjërat për një herë. Të ndërtosh është vështirë, por edhe të rindërtosh është edhe më e vështirë”, tha Rama. /l.k./

Foto Google