Vendimi për Dritan Dajtin, PD: Suksesi i ri i “drejtësisë së Re” të Edi Ramës

Vendimi për Dritan Dajtin, PD: Suksesi i ri i “drejtësisë së Re” të Edi Ramës
Pas vendimit nga Apeli për Dritan Dajtin duke pranuar gjykimin e shkurtuar dhe vendosur dënimin prej 25 vitesh ka ardhur dhe reagimi nga Partia Demokratike.

Deputeti, Ervin Salianji ka deklauar se vendimi për vrasësin e 4 policëve që i ul atij dënimin e burgimit, është sukses i "drejtësisë së re" të Edi Ramës.

“Heqja e dënimit me burg të përjetshëm të Dritan Dajtit, vrasësit të katër policëve nê krye të detyrës është suksesi i ri i “drejtësisë së Re” të Edi Ramës! Si deputet do ti propozoj Grupit parlamentar të Partisë Demokratike dhe Kuvendit nismë ligjore që cilido që ngre dorën ndaj autoritetit të shtetit dhe vret policë duhet të mos ketë asnjë lehtësim ligjor dhe asnjë shmangie nga dënimi me burg përjetë! Zgjedhjet po afrohen, tani kush e ka radhën për të dalë?”, shprehet Salianji.

/f.ç/Albanian Free Press Online/