Vendimi i gjykatës për Dajtin, reagon Lleshaj: Akt kriminal, nuk ka paqe deri sa të zhbëhet!

Vendimi i gjykatës për Dajtin, reagon Lleshaj: Akt kriminal, nuk ka paqe deri sa të zhbëhet!
Ka qenë i ashpër edhe reagimi i Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, në lidhje me vendimin e gjykatës për të reduktuar dënimin e Dritan Dajtit, nga burgim i përjetshëm, në 25 vite burg.

Reagimi i tij erdhi pas asaj të ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Lleshaj e cilësuar si kriminal, vendimin e gjyqtarëve, duke theksuar se këta të fundit meritojnë plotësisht t’u bashkohen klientëve të tyre prapa hekurave të burgut.

Ministri njoftoi se operacioni “Forca e Ligjit” është vënë në veprim të plotë për të adresuar me të gjithë forcën e së drejtës atentatin e qartë, brutal dhe skandaloz që i është bërë drejtësisë në vendin tonë.

Sandër Lleshaj shtoi gjithashtu se nuk do të ketë paqe as shpirti i tij dhe as ai i Policisë së Shtetit, derisa ky vendim të zhbëhet në Gjykatën e Lartë, por edhe gjyqtarët që dhanë këtë vendim, të marrin dënimin e merituar.

Opozita pas vendimit të gjykatës së Apelit pretendoi se drejtësia vendosi për uljen e dënimit ndaj Dritan Dajtit, për shkak të presioneve që mori nga kryeministri Rama.

Dritan Dajti akuzohet për vrasjen e katër oficerëve të policisë, në gusht 2009, ndërkohë që prokuroria pas vendimit të gjykatës, deklaroi se do të ketë rekurs të çështjes në Gjykatën e Lartë.