Velinat e ekranit “trup” më “trup”

Velinat e ekranit “trup” më “trup”
Ato janë vajza bukuroshe dhe kjo është kryefjala në karrierën e tyre.

Vajza me hire e forma të cilat e kanë nisur karrierën e disa prej tyre e vahzdjnë, duke qenë në role të dyta ose të treta në një emision ose spektakël.

Kjo modë e angazhimit të bukurosheve si “velina” ose si një faktor hijeshie ka ardhur nga televizionet italiane, në emisionet e sportit si fillim e më pas në spektaklet e humorit.

Por pavarësisht se disa prej tyre kanë edhe një pjesë jo të vogël në skenar, fakti që e nisin karrierën kështu, duket se nuk i ndihmon shumë për të kaluar pragun e të qenit vetëm “velina”.

Nëse hedh një sy në panoramën e fotove të tyre, ajo që të ie në sy është se janë shumë aktive në rrjetet sociale, duke treguar shumëçka nga jeta e tyre, e mbi të gjitha duke ekspozuar trupin e tyre.

Me kostum banjoje ose fustane mini, në plazh ose në mbrëmje gala, vajzat e spektaklit duket sikur garojnë në një treg të madh televiziv, “trup” më “trup” e përmes formave të tyre.

Nga ekzotikja me lëkurë të errët Andresa tek “E diela shqiptare” tek Viola Spiro në përpjekjet e para për të qenë më individuale në modelim, nga Bora Zemani që po tenton të jetë një prezantuese profesioniste tek Rashel Kolaneci që nuk e zgjati shumë karrierën si “velinë” e Ermal Mamaqit, tek Kejvina Kthjella që trupin e ka si kartëvizitë të përditshme bashkë me kaçurrelen e parë në TV, Arta Elezaj.