Vau i Dejës/I bënte opozitë kryebashkiakut në “Facebook”, i biri kërcënon me jetë zyrtarin socialist

Vau i Dejës/I bënte opozitë kryebashkiakut në “Facebook”, i biri kërcënon me jetë zyrtarin socialist
Me afrimin e zgjedhjeve, është bërë traditë që të shtohe edhe incidentet, përplasjet dhe kërcënimet me përfaqësuesve të partive kryesore në vend.

Sekretari për Mediat dhe Çështjet Sociale i PS-së, në Vaun e Dejës, Agron Ceka, denoncoi publikisht djalin e kryetarit të baskisë së zonës, Zef Hila se e ka kërcënuar me jetë.

Ai pretendoi se dje në drekë, djali i kryebashkiakut Eduart Hila i ka shkuar në banesën e tij, dhe i ka kërkuar që të mos postojë dhe të mos bëjë komente tek faqja e Partisë Socialiste Vau Dejës në “Facebook” kundër babait të tij, i cili mban aktualisht postin e kreut të bashkisë.

Agron Ceka akuzoi Eduart Hilën se i është shprehimisht: “Nëse vijon postimet do të ekzistojmë në këtë botë ose unë ose ti”.

Sekretari i PS-së, Vau i Dejës, tha se ky kërcënim është një skandal, prandaj kërkoi që strukturat e policisë të ndërhyjnë në kohë për të ndaluar këto lloj kërcënimesh.

Ceka shtoi se pas ngjarjes do të kallëzojë penalisht Eduart Hilën.

Sekretari për mediat dhe çështjet sociale i PS Vau Dejës Agron Ceka është kërcënuar me jete nga shtetasi Eduart Hila, djali i kryetarit te bashkisë Vau Dejës Zef Hila.