VAR futet në ndeshjet e ardhshme të Champions League, UEFA "reklamon" sistemin

VAR futet në ndeshjet e ardhshme të Champions League, UEFA "reklamon" sistemin
Në ndeshjet e ardhsme të Ligës së Kampionëve UEFA ka mbledhur 16 skuadrat të cilët do të marrin pjesë në raundin e parë të eliminimit për të shpjeguar se si dhe kur do të përdoret teknologjia e sistemit VAR.

Në stadiumin ku do luhet ndeshja, një njësi telefonike do të ofrojë mbulim në mungesë të një qendre VAR dhe një arbitër, së bashku me dy operatorë video do të vendosen në çdo stadium për të mbështetur zyrtarin e ndeshjes.

Të gjithë anëtarët e emëruar duhet të kenë një licencë VAR dhe do të veprojë në vendet e tyre përkatëse.

Roberto Rosetti, kryetari  i gjyqtarëve të UEFA, shpjegoi se VAR do të kërkojë gabime të qarta dhe të dukshme në lidhje me golat dhe kartonat.

“Është shumë e rëndësishme të sqarohet se si do të përdoret VAR dhe se si kemi përgatitur gjyqtarët. Është thelbësore që të gjithë të kuptojnë kur mund të ndërhyjnë, por që gjithashtu të kuptojnë kur nuk ndërhyn”, tha Rosetti.

Gjithashtu sistemi VAR do të përdoret në finalen e UEFA Europa League, finalen e Ligës së Kombeve dhe finalen e Kampionatit Europian U-21 që do të mbahet në qershorin e ardhshëm.

/f.ç/Albanian Free Press Online/