Tirana i rrëmben tri pikë Skënderbeut, Mema: U emocionova, nuk e prisja fitoren

Tirana i rrëmben tri pikë Skënderbeut, Mema: U emocionova, nuk e prisja fitoren
Tirana mori një fitore shprese në Korçë, ku mposhti 2-1 skuadrën vendase të Skënderbeut. Një fitore që emocionoi edhe trajnerin e bardhebluve, Ardian Mema që nuk e priste fitoren e sotme.

“Më gëzoi shumë fitorja, sidomos pikët na duheshin shumë. Treguam që kemi forcë të mundim një ekip si Skënderbeu.

Një trajner do kohën e vet, ekipi ka ardhur duke e rritur lojën. Gjithsesi kishim dhe sot oshilacione. Nuk e prisja të fitoja sot me këtë paraqitje. Skenderbeu na toleroi disi në fazën mbrojtës ndaj gjetëm golin e fitores në fund”, deklaroi Mema. /l.k./

Foto Google