Tepelenë-Përmet/ Prej pesë ditësh, dy të rinj rezultojnë të zhdukur

Tepelenë-Përmet/ Prej pesë ditësh, dy të rinj rezultojnë të zhdukur
Dy të zhdukur në qytetin e Tepelenës dhe atë të Përmetit kanë alarmuar familjëratë dhe autoritetet. Sokol Rama nga Tepelena ka humbur kontaktet me familjarët prej pesë ditësh, ndërsa familjarët e tij bëjnë me dije se kontaktin e fundit me 33-vjeçarin e kanë pasur përmes telefonit.

Personi tjetër që rezulton i zhdukur është shoku I Sokol Ramës, shtetasi me inicialet G.H. Ai ka humbur kontaktet me familjarët prej tre ditësh dhe dyshohet se mund të ketë qenë bashkë me Sokol Ramën, në momentin e zhdukjes pasi njiheshin me njëri-tjetrin.

Pas denoncimit nga të afërmit e tyre, mësohet se i riu nga Përmeti dyshohet të jetë përfshirë në disa vjedhje së bashku me Sokol Ramën. Edhe ky i njohur për policinë, mbi problemet e së kaluarës.