Tatime-FSHF/ Zgjidhet ngërçi pa gjyq, stadiumi hap dyert për Moldavinë 

Tatime-FSHF/ Zgjidhet ngërçi pa gjyq, stadiumi hap dyert për Moldavinë 
Federata Shqiptare e Futbollit duket se e ka zgjidhur krizën me Tatimet, për shifrën e 2.5 milionë eurove që mbetën për të mbyllur stadiumin e ri, që po ndërtohet në kryeqytet.

FSHF, pasi njoftoi rrezikoi e shtyrjes së inaugurimit, u shpreh se ka një datë zyrtare dhe një takim të përcaktuar për t’u luajtur në impiantin më të ri në vend.

Në 11 qershor, Shqipëri – Moldavi, takimi i vlefshëm për eliminatoret e “Euro  2020”, do të luhet në stadiumin e ri që u ngrit në mitikun “Qemal Stafa”.

“Shqipëria, “shtëpinë e re” e inauguron me Moldavinë,” ka qenë lajmi i publikuar në “Albanian Free Press”, më 4 dhjetor të vitit të kaluar. Kësisoj, pritej që stadiumi të mbyllte punimet në muajin mars të këtij viti dhe të bëheshin punimet e fundit, për t’i lënë vend inaugurimit në ndeshjen e dytë kualifikuese Euro 2020, ndaj Moldavisë, në muajin qershor, pas problemit të zgjidhur mes FSHF-së dhe tatimeve.

Lidhur me kalendarin e ndeshjeve, në Federatën Shqiptare të Futbollit, në seksionin ku ndodhet kalendari i ndeshjeve të Kombëtares dhe pikërisht për ndeshjen Shqipëri-Moldavi lexohet “Sheshi Italia”, Tiranë.

“Albanian Free Prees” mësoi se është gjetur edhe zgjidhja mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Ministrisë së Financave për çështjen e rimbursimit të Tatimit të Vlerës së Shtuar.

Madje FSHF hodhi Tatimet në gjyq për këtë çështje, por me mirëkuptim, pas marrëveshjes, palët mësohet se janë tërhequr.

Shuma prej 2.4 milionë euro i ka kaluar kostos totale të investimeve që i nevojiteshit stadiumit “Arena Kombëtare” dhe ai do të jetë gati një muaj para se kuqezinjtë të rikthehen në shtëpinë e tyre historike, në stadiumin e ri, që do të ketë një kapacitet mbi 22 mijë vendesh.

Aventura e kualifikuese e kuqezinjve për “Euro 2020” nis në fund të muajit mars, në ndeshje ndaj Turqisë.