Takimi në Fushë-Krujë, Basha: Ta rrëzojmë këtë qeveri kriminale dhe këtë kryeministër hajdut

Takimi në Fushë-Krujë, Basha: Ta rrëzojmë këtë qeveri kriminale dhe këtë kryeministër hajdut
Kreu i PD-së, Lulzim Basha bashkëbisedoi sot me banorët e Fushë-Krujës ku ka prezantuar planin ekonomik të PD-së.

Ai premtoi vende të reja pune, çlirim të ekonomisë dhe zhdukje të krimit dhe bëri përgjegjëse qeverinë për situatën qeverinë, që sipas tij duhet rrëzuar sa më shpejt.

“Këtu në Fushë-Krujë jam lodhur duke dëgjuar kujt i plasi tritioli sot, kujt i plasi dje, kush ngeli pa punë, histori që ma mbushin zemrën me trishtim. Kam ardhur sot që t’ju them se mezi po pres që me ndihmën tuaj, me bashkimin e gjithë shqiptarëve të flasim për vende të reja pune, për uljen e çmimit të naftës, për mundësi dhe për mirëqenie, për familje që e marrin ndihmën ekonomike. Të jeni të bindur që kjo ditë po vjen. Kjo ditë do vijë sa më shpejt të rrëzojmë këtë qeveri kriminale dhe këtë kryeministër hajdut.

Nuk ka asnjë arsye tjetër veç keqqeverisjes, taksave të shtuara, çmimit të naftës, çmimit të energjisë që rritet. Miliarda euro që ju mbledh qeveria nuk kthehen në shërbime për ju. Gjysma e maturantëve s’do kenë mundësi të shkojnë në universitet për shkak të tarifave të larta. Kjo situatë duhet të ndryshojë. PD dhe unë kemi një plan ekonomik.

Ka vetëm një forcë që mund ta zhbllokojë këtë situatë dhe kjo forcë janë shqiptarët e bashkuar më 16 shkurt në Tiranë për të deklaruar fundin e banditëve”, deklaroi, mes të tjerave Basha. /l.k./

Foto Google