Takim me mbretin saudit, Rama: Pas drekës zyrtare u nënshkruan disa marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi

Takim me mbretin saudit, Rama: Pas drekës zyrtare u nënshkruan disa marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me mbretin Salman ibn Abdulaziz Al Saudi ku edhe ka nënshkruar disa marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi.

Kreu i qeverisë ka ndarë detajet e takimit përmes një video të publikuar në rrjetin social të cilën e shoqëron me shënimin: “Në pritjen shumë miqësore të mbretit Salman ibn Abdulaziz Al Saudi, ku pas drekës zyrtare u nënshkruan disa marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi”, shkruan Rama krahas videos”. /l.k./

Foto Google