“Tahiri”, PD: Paralajmëruam se Saimir Tahiri do të shfajësohej nga akuza për trafik droge, këtij skenari i shërbeu edhe vendimi i sotëm

“Tahiri”, PD: Paralajmëruam se Saimir Tahiri do të shfajësohej nga akuza për trafik droge, këtij skenari i shërbeu edhe vendimi i sotëm
Pas vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda për të mos zgjatur hetimet për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, ka reaguar edhe selia blu.

Deputeti i PD-së, Flamur Noka, në një dale për mediat, shprehet se ky vendim, ishte i paralajmëruar.

“Është plotësisht në shërbim të tij. PD ka paralajmëruar se Saimir Tahiri do të shfajësohet nga akuza për trafik droge dhe këtij skenari i shërbeu edhe vendimi sot. Pastaj përdori Arta Markun për të shpërbërë grupin e prokuroreve që u vendos në kundërshtim të ligjit.

Kjo do të thotë se nëse brenda 3 javëve Mali i Zi nuk kthen përgjigje dosja do të kthehet e paplotë.

Me mbështetje të Edi Ramës ai kërcënoi çdo polic që të mos vazhdojë hetimet ndaj tij. Të mos lejojnë që një kriminel si Saimir Tahiri të mos shpëtojë pa u ndëshkuar.”, deklaroi Noka. /l.k./

Foto Google