Super Milot Rashica, dy gola për 30 minuta “çmendin” tifozët Verder Bremenit

Super Milot Rashica, dy gola për 30 minuta “çmendin” tifozët Verder Bremenit
Ish-sulmuesi kuqezi Milot Rashica ka shpalosur tërë talentin e tij prej një bomberi në Gjermani.

Ai pavarësisht qejf-mbetjes me ish-trajnerin De Biasi dhe largimit nga Shqipëria është bërë prej dy vitesh pjesë e formacionit të Kosovës.

Rashica  aktivizohet në radhët e skuadrës së Verder Bremen në Bundesligën gjermane. Në sfidën e sotme ndaj Augsburg, sulmuesi i talentuar i cili u ble për 7 milionë euro nga Vitese, ka bindur plotësisht pasi realizoi dy gola, në 5’ dhe 28’, në fitoren 3-0 të skuadrës së tij.

Skuadra e Bremenit ngjitet në kuotën e 30 pikëve dhe mban vendin e 10-të, duke iu larguar rrezikut.

Dopieta e sotme ishte e para për këtë sezon dhe Rashica arrin në kuotën e shtatë golave.

Pas një periudhe në stol, sulmuesi ka fituar besimin e trajnerit dhe të tifozëve të Werder Bremen, ku edhe po shpërthen nga java në javë.