Sulmuesi i kombëtares vjen në Kategorinë Superiore

Sulmuesi i kombëtares vjen në Kategorinë Superiore
Teuta ka zyrtarizuar marrëveshjen me sulmuesin Armando Vajushi.

27 vjeçari i cili e mbylli sezonin e kaluar në Seria B italiane me Pro Vercelli, ka hedhur sot të zezën mbi të bardhë në kontratën e bregdetarëve.

Një rikthim ky për Vajushin, i cili më parë ka qenë pjesë e Vllaznisë, ndërkohë që bëhet lojtari i dytë i përfaqësueses shqiptare, pas Valdet Ramës që zgjedh Kategorinë Superiore për të vijuar karrierën futbollistike. /l.k./

Foto Google