Suarez "shkatërron" Realin në shtëpi, Barcelona "prek" finalen e Kupës së Mbretit

Suarez "shkatërron" Realin në shtëpi, Barcelona "prek" finalen e Kupës së Mbretit
Barcelona ka arritur të fitojë sërish në ndeshjen e kthimit ndaj Real Madrid duke siguruar kështu një biletë në finalen e Kupës së Mbretit.

Blaugranat shkatërruan 3-0 në shtëpi madrilenët të cilët edhe pse ja dolën të bllokojnë Messin, nga ana tjetër Suarez u tregua i papërmbajtshëm.

Uruguajani realizoi një dopietë, ndërsa ushtroi presion te Rafael Varane, me francezin që gaboi shenjestër, duke shkaktuar autogol.

Largimi i Cristiano Ronaldos duket se ka ulur forcën në sulm te madrilenët, të cilët pas eliminimit nga Kupa e Mbretit janë thuajse një këmbë jashtë garës për titull në La Liga. /f.ç/Albanian Free Press Online/