Studimi: Mosha ideale e një gënjeshtari, si dhe dy kategoritë më të sinqerta

Studimi: Mosha ideale e një gënjeshtari, si dhe dy kategoritë më të sinqerta
Gënjeshtra si fenomen shqetëson vazhdimisht këdo, në jetën e përditshme.

Ndodh që për situata të ndryshme të kemi dhe praninë e dilemave në lidhje me thënien që mund të bëjmë për një çështje të caktuar.

Kur është fjala për të qenë i vërtetë dhe i besueshëm, askush nuk mund të përputhet me aftësinë e adoleshentëve në aspektin e shpeshtësisë me të cilën ata tregojnë gënjeshtra dhe bëjnë lojëra.

Sipas një studimi të realizuar në universitetin e Ghentit, Vanderbiltit, Amsterdamit dhe të Maastrichtit, pas testimit të  1005 njerëzve të moshës nga gjashtë deri në 77-vjeçare, adoleshentët janë më të papërgjegjshmit dhe më gënjeshtarët.

Por gjithashtu nga ky studim rezultoi se fëmijët e vegjël dhe pensionistët janë njerëzit më të ndershëm në shoqëri.

Kjo për shkak se frekuenca me të cilën ne gënjejmë dhe aftësia jonë për t’u marrë me të, bie me moshën, ndoshta për shkak të ndryshimeve që ndodhin në tru.

Pra një njeri mashtrues, ka edhe fazat e tij.

Shpeshtësia e gënjeshtrës rritet gjatë fëmijërisë, arrin pikun në adoleshencë, dhe më pas nis të bie në moshën e pleqërisë.  deri në atë pikë sa të moshuarit gënjejnë baras me fëmijët.

Perfeksionimi i gënjeshtrës ndodh gjatë fëmijërisë, përvetësohet në adoleshencën e hershme dhe përkeqësohet përgjatë adoleshencës.

Gjithashtu gënjeshtrat e personave më të moshuar mund të kapen më lehtë, adoleshentët e hershëm dinë të sajojnë gënjeshtra aq të përkryera sa që është e vështirë t’i dalloni.