Strakosha fiton duelin me Veselin, Lazio kalon Milanin, hyn në zonën Champions

Strakosha fiton duelin me Veselin, Lazio kalon Milanin, hyn në zonën Champions
Thomas Strakosha fitoi duelin me shokun e skuadrës te kombëtarja shqiptare, Federik Veseli, i cili u aktivizua për 90 minuta në radhët e Empolit.

Skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi mori 3 pikëshin e radhës, pasi mposhti 1-0 Empolin. Në "Olimpico"  vendosi një gol i Caicedo.

Me këtë fitore Lazio ngjitet përkohësisht në vendin e katërt, duke lënë pas Milanin, i cili do të sfidojë Cagliarin në javën e 23-të të Seria A. /l.k./

Foto Google