“Stop përdhunimit!” Aurela Gaçe i bashkohet protestës, me një mesazh dhe reagim të ashpër

“Stop përdhunimit!” Aurela Gaçe i bashkohet protestës, me një mesazh dhe reagim të ashpër
Aurela Gace dhe Rudina Dembecaj, pas skandalit me një nxënëse në Kavajë, kanë protestuar sot duke iu bashkuar kauzës shumë të rëndësishme, “stop përdhunimit!”.

Këngëtarja dhe aktorja i janë bashkuar protestës së zhvilluar sot, si shenjë reagimi ndaj skandalit seksual me një nxënëse në Kavajë.

“Nuk marshova në heshtje vetëm për një rast , por për të gjitha rastet që di, për të gjitha gratë e vajzat e dhunuara, për ato që kanë humbur jetën, për ato nëna që nuk do të arrijnë më te jenë pranë fëmijëve të tyre , sepse ashtu e vendosi xhelozia, psikopatia e mendja e sëmurë e dikujt që nuk do askënd përveç egos së tij prej maçoje e frikacaku,” ka qenë reagimi i Aurel Gaçes.

“Për të gjitha ato vajza që frika, turpi , i bën të qëndrojnë në heshtje e të marrin plag shpirti çdo ditë ...derisa ...humbasin jetën...për të gjitha ato vajza por edhe djem që mund të jenë përdhunuar ( mos t'ju duket çudi, por edhe ata turpi nuk i lë te flasin)..... Marshova kundër dhunës.

“Kundër atyre që u japin të drejtë abuzuesve të çdo lloj forme, me pretekstin se “mirë t’i bëhet”,  “e ka kërkuar”, “ e ka provokuar” ...se kushedi çfarë ka bërë ajo që e meritoi...”

“Tmerr . Tmerrr. Edhe këtë fatkeqësisht e dëgjojmë ta shprehin edhe vetë gratë. Sa shumë nevojë kemi . Për dashuri. Isha në marrshim, për t’u solidarizuar me ato nëna që mbase vetë janë abuzuar, e nuk dinë ndryshe, por ulin kokën e ashtu e mësojnë edhe vajzën e tyre, se është turp, se burri të rreh e ti aty e ke vendin, s’ke ç'bën , se kështu është jeta.”

Aurela Gaçe kritikoi edhe disa shoqata dhe përfaqësuese të tyre e shumë nismëtarë që mbrojnë gratë, fëmijët dhe janë kundër dhunës,  “Ku jeni ju që nën emrin e këtyre kauzave , na kërkoni mbështetje?,” reagoi sot Aurela Gaçe.

Protesta nisi rreth orës 10.00 të kësaj paradite, përpara godinës së Ministrisë së Arimit, ku u vendosen me dhjetra pankarta kundër dhunës ndaj vajzave dhe grave dhe kundër paragjykimeve për viktimat e kësaj dhune.

Më pas marshimi i heshtuar, vijoi në qendër të kryeqytetit deri përballë Drejtorisë së Policisë Tiranë.

Në marshim, munguan fjalimet dhe protagonizmi ishte vetëm i qytetarevë, studentëve dhe shoqërisë civile, të cilët reaguan pas një njoftimi që qarkulloi në rrjetet sociale për këtë organizim qytetar. Reagimi erdhi pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në një shkollë 9 vjecare në Kavajë, ku një vajzë e mitur, ende pa mbushur 14 vjeç, u abuzua seksualisht nga disa prej shokëve të shkollës. Këta të fundit dyshohet se e shantazhonin nëpërmjet një video intime për të kryer më pas marrëdhënie seksuale me vajzën.