Spiropali justifikon videon e kontestuar të Kavajës dhe sulmon “monstrën”: Gjyshi i vajzës më falënderoi... (VIDEO)

Spiropali justifikon videon e kontestuar të Kavajës dhe sulmon “monstrën”: Gjyshi i vajzës më falënderoi... (VIDEO)
“Të gabosh është njerëzore, të këmbëngulësh në gabim është djallëzore”.

Kështu e fillon rrëfimin ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe njëkohësisht zëdhënëse e Qeverisë, Elisa Spiropali.

Por nuk e ka fjalën për vete.

Në një rrëfim disaminutësh të hedhur në internet, ajo flet gjatë për “monstrën”, duke iu referuar qartazi ish-Kryeministrit Sali Berisha, i cili denoncoi ngjarjen tronditëse të Kavajës.

Sipas Spiropalit, opozita e ka përdorur politikisht këtë ngjarje, ndërsa ajo vetë e realizoi videon për të realizuar një dëshirë të familjarëve.

“Telefonata e gjyshit pasi u publikua biseda jone ishte kapaku që s’mund të mos e ndaja sot me të gjithë. Mos u mërzit për çfarë do dëgjosh më tha, neve s’ta harrojmë që na dhe mundësinë të çlirohemi! Pas gjithë këtyre ditësh e netësh terrori ku të gjithë kanë folur c’kanë dashur për ne, ne sot folëm në emrin tonë. Ne nuk kemi frikë nga fytyra jonë dhe jemi krenarë për vajzën tonë, ndërsa turpin le ta mbajnë ata që dihet kush janë”, ishte përfundimi i videos justifikuese.

Dëgjojeni vetë: