Spiropali i “përvishet” Bashës: Pupac me gjuhë të shthurur, po merr në qafë opozitën

Spiropali i “përvishet” Bashës: Pupac me gjuhë të shthurur, po merr në qafë opozitën
Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin ka sulmuar sot në Kuvend kryetarin e opozitës.

“Edhe nëse do ta kishim bërë me plan që në këto dy seanca opozita të shfaqte anën e vet më qesharake e vulgare s’do e kishim bërë kaq perfekt. U ngrit kryetari dhe iu drejtua me dorë ministreve të reja i quajti kukulla jo se janë ministre po se janë gra”.

Spiropali e quajti Bashën “një pupac i vendosur në atë pozicion që flet këtu me gjuhën e vet të shthurur”.

Një njeri që po merr në qafë opozitën shqiptare, po përdor një gjuhë ofenduese ndaj grave ministre. Një njeri që anëtar kryesie të PD bëri atë të vezës e vetmja meritë e tij. S’na intereson ç’bëni me partinë tuaj po na intereson gjendja e opozitës”, tha Spiropali.

Ajo shtoi se protesta e 16 shkurtit do jetë një tregues.

“Më 16 shkurt do ju lëmë të protestoni të tregoni kush jeni me numrat që keni. Nuk do vrasim njerëz siç bëtë ju në Bulevard. Synoni vetëm pushtetin dhe asgjë tjetër, por ne do ta bëjmë këtë vend doni apo nuk doni ju”. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google