Specializimet te Mjekësia, shpallen 309 kuota ta lira

Specializimet te Mjekësia, shpallen 309 kuota ta lira
“Albania Free Press” tregon të gjitha kriteret dhe kushtet që duhet të plotësojnë kandidatët në cilët nga data 4 deri në 15 shkurt mund të dorëzojnë dokumentacionin pranë dekanateve përkatëse për të ndjekur studimet afatgjata në mjekësi. Zbardhen kuotat e ndara sipas programeve si dhe tarifat që duhet të paguajnë specializantët për provime por edhe kur shpallen fitues, për të ndjekur studimet

Nga data 4 deri në 15 shkurt të këtij viti, të gjithë të diplomuarit në Mjekësi, që duan të ndjekin specializimin afatgjatë në një degë të preferuar, mund të aplikojnë për plot 309 kuota të lira që janë përcaktuar rreth tyre. Kjo bëhet me dije në një vendim të posaçëm që publikuar së fundmi, mbi kuotat, tarifat dhe programet e specializimeve afatgjata në mjekësi.

Kuotat

Plot 309 kuota në 36 degë të ndryshme do të jenë këtë vit në dispozicion të mjekëve të cilët dëshirojnë të marrin një specializim. Universiteti i Mjekësisë ka shpallur gjatë ditës së djeshme kuotat e specializimeve  afatgjata në fushën e mjekësisë, me kohë të plotë, për vitin akademik 2018-201. Sa i takon ndarjes së këtyre kuotave 80 janë të mbuluara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, 2 të Ministrisë së Brendshme, 20 të Ministrisë së Mbrojtjes,  si dhe 196 kuota të lira prani, pra të pa mbuluara. Sa i takon shpërndarjes së kuotave, numrin më të madh e ka mjeku i familjes me 30 kuota, më pas vijnë pediatria me 20 kuota, psikiatria me 15 kuota, psikiatrinë e  fëmijëve dhe adoleshentëve me 10 kuota, reumatologji 10 kuota, sëmundje infektive me 10 kuota e kështu me radhë. Sa i takon shërbimeve të tjera, është parashikuar që mesatarisht të kenë nga 5 kuota.

Në lidhje me kuotat për transferimin e studimeve, këtë vit janë përcaktuar 5 kuota të tilla, në mënyrë që Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për nevojat e shërbimit shëndetësor për mjekë të specializuar, studenti mund të transferohet nga programi afatgjatë të ngjashme të Universitetit të Mjekësisë. Studentët e transferuar nuk mund të regjistrohen në vite më të larta se viti i dytë i studimeve të programit përkatës specializues.

Aplikimet

Por kush mund të aplikojë në programet specializuese afatgjata? Sipas vendimit të marrë nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë është përcaktuar se në këto programe mund të aplikojnë të gjithë ata kandidatë që kanë fituar të drejtën e ushtrimit të profesionit në Republikën e Shqipërisë, sipas përcaktimeve në rregulloren përkatëse të specializimeve afatgjata në fushën e mjekësisë. “Pranimet e studentëve në programin specializues afatgjatë, në numrin përkatës të kuotës së përcaktuar në këtë vendim, bëhen sipas përcaktimeve në rregulloren e specializimeve afatgjata në fushën e mjekësisë, të miratuar nga Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, si dhe të akteve ligjore e nënligjore në fuqi” thuhet në vendimin e marrë nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë.

Tarifat

Të gjithë ata kandidatë të cilët do ti nënshtrohen provimit duhet të paguajnë tarifat e përcaktuara në rregullore. Kështu, tarifa e aplikimit dhe konkurrimit (intervista me gojë) në programet specializuese afatgjatë apo tarifa për transferim studimesh është 5000 (pesëmijë) lekë. Tarifa vjetore e shkollimit për studentët që ndjekin programet specializuese afatgjata në fushën e mjekësisë, sipas përcaktimeve të këtij vendimi është 115.000 (njëqind e pesëmbëdhjetë mijë) lekë (tarifa e konkurrimit/aplikimit dhe tarifa e shkollimit është e njëjtë me tarifat e vitit të mëparshëm akademik). “Studentët e shpallur fitues paguajnë/arkëtojnë, menjëherë 30% të tarifës vjetore të shkollimit, ndërsa këstet e tjera arkëtohen sipas afateve dhe masës në përqindje të përcaktuara nga fakultetet përkatëse” thuhet në udhëzim. Po sipas këtij të fundit, studenti, i cilësuar, në bazë të rregullores së institucionit të arsimit të lartë publik, si përsëritës, i nënshtrohet tarifës së plotë vjetore të shkollimit, të vitit akademik në të cilin vazhdon studimet. Kandidatët që përfitojnë nga kuotat e sipas ministrive përkatëse në momentin e aplikimit duhet të paraqesin shkrese mbështetëse nga ministria përkatëse nga vijnë. Modeli i kontratës dhe modalitetet e lidhjes së saj, detyrimet, penalitetet në rast mosrespektimi të tyre, është përgjegjësi e ministrisë përkatëse, të cilat kanë edhe detyrimin e njoftimit të kandidatit lidhur me këtë aspekt, para hapjes së procesit të aplikimeve.

Kush konkurron?

Të drejtën për tu futur në konkurs e kanë kandidatët që kanë përfunduar në Republikën e Shqipërisë me sukses studimet dhe janë pajisur me diplomën përkatëse, në një program të integruar të studimeve të ciklit të qytë "Master i Shkencave", si dhe kanë fituar të drejtën e ushtrimit të profesionit në Republikën e Shqipërisë. Po kështu ata që janë diplomuar jashtë vendit në një program të integruar të studimeve të ciklit të dytë "Master i Shkencave" dhe kanë kryer njësimin e diplomës pranë MASR, si dhe kanë fituar të drejtën e ushtrimit të profesionit në  Shqipëri. Të gjithë kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e parashikuara në rregulloren përkatëse të specializimeve afatgjata në fushën e mjekësisë.

Afatet

Brenda datës 20.02.2019 dekanatet shpallin listën emërore të kandidatëve të regjistruar për konkurrim, të cilët plotësojnë kriteret për të marrë pjesë në procesin e konkurrimit. Kandidatët brenda 2 ditëve nga shpallja verifikojnë listën emërore dhe në rast pasaktësish, bëjnë kërkesë për saktësim pranë dekanatit të fakultetit brenda datës 22.02.2019.  pas verifikimeve listat rishpallen në datë 25.02.2019, si dhe kalendarin e zhvillimit të intervistave me gojë dhe testimit të informatizuar.

Datat e zhvillimit te testimit te informatizuar konsultohen me QSHA lidhur me disponibilitetin për zhvillimin e testimit të informatizuar. Listat e studenteve të ndara sipas datave përkatëse të zhvillimit të intervistës me gojë dhe në vijim të testimit të informatizuar përcaktohen me short. Kandidatët duhet të kryejnë intervistën me gojë dhe më pas testimin e informatizuar.

Konkurrimi fillon më datën 28.02.2019 me intervistën me gojë. Rezultatet e intervistës me gojë shpallen nga Komisioni pas aprovimit nga Dekanit. Testimi i informatizuar fillon jo md parë se 30 ditë nga publikimi i fondit të pyetjeve, për kandidatët që kanë kryer intervistën me gojë. Testimi i informatizuar zhvillohet në Qendrën e Shërbimeve Arsimore (QSHA) sipas kalendarit të përcaktuar nga Dekanatet.

Vlerësimi

Vlerësimi me pikë i kandidatëve bëhet konform rregullores përkatëse të specializimeve afatgjata në fushën e mjekësisë. Kandidatët mund të ankimojnë rezultatin brenda 2 ditëve nga shpallja e listës. Pas këtij procesi, Komisioni i Vlerësimit shpall listën e kandidatëve të kualifikuar, duke i renditur sipas pikëve kumulative në rend zbritës, ku kandidati i fundit ka jo md pak se 380 pikë, për vijimin e procedurës së përzgjedhjes së programit të studimit. Zgjedhja e programit të specializimit afatgjatë bëhet brenda 2 ditëve nga shpallja e rezultateve përfundimtare, përfshirë dhe procedurat e ankimimit sipas afateve të përcaktuara në rregullore.  Regjistrimi i kandidatëve në programet e specializimit afatgjatë ku janë shpallur fitues bëhet brenda 7 ditëve nga data e përzgjedhjes së specializimit.

 

Dokumentacioni i kërkuar për konkurrim

  1. Formular aplikimi:
  2. Letër motivimi e aplikantit;
  3. Fotokopje e dokumentit të identifikimit të vlefshëm:
  4. Kopje e njësuar me origjinalin në RSH e diplomës universitare, të programit të studimit të ciklit të parë "Bachelor" si dhe të ciklit të dytë "Master i Shkencave", dhe listën e notave
  5. Kopje e njësuar me origjinalin në Republikën e Shqipërisë e dokumentit që vërteton njohjen e gjuhës së huaj, në nivelin B2
  6. Fotokopje e noterizuar e licencës për ushtrimin e profesionit në RSH dhe e dëshmisë së regjistrimit në Urdhrin profesional përkatës:
  7. Dëshmi penaliteti e vlefshme;
  8. Mandat pagesa për tarifën e konkurrimit (intervistën me gojë) prej 5,000 leke;

 

http://umed.edu.al/ëp-content/uploads/2017/04/Vendimi-Nr.-3-S.A.pdf