SPANJË/ Disfatë e Atletico, golat e Mesit marrin vlerë

SPANJË/ Disfatë e Atletico, golat e Mesit marrin vlerë
Lionel Mesi shënoi dy gola ndaj Valencias, në ndeshjet e javës së 22-të të kampionatit spanjoll, por nuk i dha dot fitoren katalanasve, pasi vendasit barazuan shifrat në 2-2.

Një ditë më pas kishte Atletico Madrid shansin e artë për të ngushtuar diferencën, ndaj Betis, por e thelloi atë pas humbjes, në 6 pikë.

Një 11-metërsh vendosi takimin, ku ishte Serxho Kanales, i cili u tregua i saktë, duke i dhënë suksesin Betisit.

Real Madrid i vendit të tretë me 39 pikë priti në mbrëmje Alavesh.