Slloveni Aleksander Ceferin zgjidhet president i UEFA-s, sfida kryesore financat

Slloveni Aleksander Ceferin zgjidhet president i UEFA-s, sfida kryesore financat
Paraja dhe futbolli, “1% e popullsisë zotëron më shumë se 50% të pasurisë!”

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin do të vazhdojë edhe një mandat tjetër në krye të qeverisë së futbollit Europian.

Slloveni u rizgjodh President në Kongresin e 43-të të UEFA-s, që u mbajt në Romë. Ceferin, 51-vjeç, ishte zgjedhur në vitin 2016 për herë të parë, nga votat e delegatëve të 55 vendeve anëtare të UEFA-s.

Me moton “unitet, shpresë, respekt dhe solidaritet”, elementë kyç të strategjisë së UEFA-s, ai falënderoi delegatët për besimin që i dhanë. Mbi sfidat e së ardhmes, Ceferin  përmendi finalet e Euro 2020, që  do të mbahen në 12 qytete të ndryshme të Europës.

Ai vuri theksin te “Fair Play” financiar, me qëllim stabilizimin e financave të federatave anëtare, si dhe klubeve të tyre.

“Ne jetojmë në një botë ku 1% e popullsisë zotëron më shumë se 50% të pasurisë së botës,” – theksoi Ceferin, çka për të sfidat e UEFA-s do të jenë të mëdha, por e rëndësishme është që perspektiva të jetë e mbarë.