Skandal në Fushë-Krujë/ Dhunohen lojtarët e Skënderbeut brenda stadiumit, Takaj kërkon Forcat Speciale

Skandal në Fushë-Krujë/ Dhunohen lojtarët e Skënderbeut brenda stadiumit, Takaj kërkon Forcat Speciale
Klubi i Skënderbeut ka denoncuar dhunën e ushtruar kundër disa lojtarëve të tij në fushën e stadiumit “Redi Maloku” të Fushë-Krujës.

Incidenti i rëndë ka ndodhur përpara ndeshjes Kastrioti-Skënderbeu.

“Rreth 25 persona të paautorizuar brenda stadiumit ‘Redi Maloku’ kanë goditur dhe dhunuar lojtarët bardhekuq , Oto John, Kristi Vangjeli dhe Idriz Toskiç”, ka qenë reagimi i klubit korçar.

Klubi i Skënderbeut e ka konsideruar incidentin si një skandal dhe ka akuzuar edhe policinë për neglizhencë.

“Asnjë forcë policie e pranishme në stadium për të ruajtur rendin dhe mbarëvajtjen e ndeshjes”, thotë klubi.

Presidenti i Skënderbeut, Adrian Takaj, tha se skuadra ka menduar edhe mundësinë e bojkotimit të ndeshjes dhe kërkoi praninë e Forcave Speciale në stadium për të garantuar sigurinë e lojtarëve.

Me gjithë reagimet, klubi korçar ka vendosur që skuadra të zbresë në fushë për ndeshjen me Kastriotin e Krujës. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google