“Sjellja malinje e Rusisë në rajon”, Mesazhi i Presidentit Meta para Komitetit të Mbrojtjes së Senatit amerikan

“Sjellja malinje e Rusisë në rajon”, Mesazhi i Presidentit Meta para Komitetit të Mbrojtjes së Senatit amerikan
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ndodhet për një vizitë zyrtare, në SHBA.

I ftuar me zyrtarë të tjerë të lartë shtetesh për situatën gjeopolitike në rajonin e Europës Juglindore, Meta foli sot në Komitetin e Mbrojtjes të Senatit amerikan mbi sfidat aktuale, me të cilat përballet rajoni.

I nderuar të flas sot në Komitetin e Mbrojtjes të Senatit amerikan për sfidat aktuale me të cilat ballafaqohet Europa Juglindore, si edhe për luftën kundër sjelljes malinje të Rusisë në rajon. Një mundësi e madhe për të forcuar partneritetin dhe për të diskutuar për situatën gjeopolitike në rajonin e Europës Juglindore,” u shpreh Meta në mesazhin e tij, pas fjalës së mbajtur në Uashigton.