Sfida e 10 viteve!

Sfida e 10 viteve!
Ka plasur si një tendencë që ka përfshirë të njohur e të panjohur. Sfida e krahasimit të fotove me në mes 10 vite ndryshim e jetë ka përfshirë rrjetet sociale e sigurisht edhe personazhet publikë.

Ne kemi zgjedhur disa prej tyre që e kanë përdorur këtë “lojë” herë me humor e herë me kënaqësi sepse shohin se nuk kanë ndryshuar shumë në 10 vite.

Prezantuesja Aulona Musta bën autoironi me qëndrimin e saj prej garipeje, i cili nuk ka ndryshuar në 10 vite, por flokët janë më të kuruar e disa kg më pak janë të dukshëm.

 

 

 

 

 

Asnjë ndryshim për këngëtaren kosovare Adelina Berisha që vazhdon të mbetet një bukuroshe e skenës.

 

 

 

 

 

Këngëtarja shkodrane Babana Dini ka ndryshim thelbësor në look e në stil e disa kg më pak.

Ajo sot është më elegante edhe në veshje dhe ka fituar fisnikëri në portret.

 

 

 

 

Shikoni se sa ka ndryshuar aktori Bes Kallaku.

Sigurisht që i bëri shumë humor me fotot e tij, duke ja dhënë krejt meritën e “përmirësimit” të tij martesës.