Seria A: Juve nuk kapet, Hysaj "pajtohet" me Ancelotti-n, Milan në super-formë "kërcënon" Inter

Seria A: Juve nuk kapet, Hysaj "pajtohet" me Ancelotti-n, Milan në super-formë "kërcënon" Inter
Paulo Dybala i dha fitoren e radhës Juves, në Seria A, kundër Bolonjës, fitore që vjen pas humbejs 2-0 me Atletico në Champions. Napoli e nisi mirë me Parmën, edhe pse  fitorja e mban 13 pikë pas kryesuesve. Në javën e 25-të të Seria A vlen të përmendet fitorja e Milan 3-0  ndaj Empolit, që ngjiti kuqezinjtë në vend të katërt, dy pikë pas Inter të vendit të tretë.

Piatek hapi serinë e golave, duke treguar se ishte ilaçi” i munguar i sulmit. Edhe Roma fitoi 3-2 ndaj Frosinone.

Inter nga 3-1 pësoi dy gola me Fiorentinën, por Veretout realizoi me një 11-metërsh në fund, duke ndezur polemika.

Napoli fitoi 4-0 në Parma, duke ruajtur vendin e dytë, por 13 pikë pas Juves kryesuese dhe 11 pikë para Inter, që mban vendin e tretë.

Trajneri Carlo Ancelotti aktivizoi për 90 minuta mbrojtësin kuqezi, Elseid Hysaj, duke e konfirmuar atë titullar, pavarësisht spekulimeve gjatë janarit, kur u diskutua edhe largimi i mundshëm i tij.