Sadiku e kaloi dëmtimin, gati për të ndihmuar Luganon

Sadiku e kaloi dëmtimin, gati për të ndihmuar Luganon
Armando Sadiku, sulmuesi i kombëtares kuqezi, duket se e ka kaluar dëmtimin e zgjatur dhe është gati të aktivizohet te Lugano.

Në një prononcim për zviceranen “Blick” ai deklaroi se në fund të muajit shkurt do të jetë gati për formacionin zviceran.

“Lugano është si shtëpi për mua. Kjo e bën çdo gjë të lehtë. Erdha këtu për tu rikthyer në nivelin tim dhe më pas të vazhdoj në Spanjë. Jam shumë mirë tani. Ka qenë periudhë rehabilitimi për 5 muaje gjysmsë. Do të më duhen edhe 2 ose 3 javë që të jem plotësisht gati. Mund të luaj disa minuta ndaj Thun”, tha sulmuesi. /l.k./

Marrë nga Blick