Roma “trondit” Shqipërinë: Gati të marrë Panucci-n

Roma “trondit” Shqipërinë: Gati të marrë Panucci-n
Trajneri i Romës Eusebio Di Francesco në prag shkarkimi. “Ëndrra e verës” për Napolin është Maurizio Sarri, por për pjesën e dytë të këtij sezoni rikthehet pista “Christian Panucci”

Në Angli është zakon të quhet “njeri i vdekur në këmbë” një trajner, i cili besohet se ka arritur në fund dhe është i destinuar për t’u larguar. Kështu konsiderohet në Londër trajneri i Chelsea, Maurizio Sarri, i cili megjithatë duhet të mbyllë sezonin, pasi largimi që tani do të kishte kosto. Pretendimet e Bluve për titullin kampion janë thuajse venitur, ndërkohë që për largimin e tij pas këtij sezoni, ka menduar Roma.

Maurizio Sarri

Bindja është se, në këtë moment, situata e Eusebio Di Francesco është pikërisht ajo e përshkruar nga mënyra e famshme anglosaksone e të folurit. Eliminimi nga Kupa italiane pas humbjes 7-1 me Fiorentinën ka çuar në atë pikë, saqë largimi i trajnerit kërkohet me çdo kusht nga tifozët. Roma përballet këtë të premte me Kievon, ndeshje që hap javën e 23-të në Seria A. Pas barazimit me Milan, një tjetër rezultat negativ do të mjaftonte për shkarkimin e Di Francsco. Sipas mediave italiane Presidenca e Romës ka menduar edhe pasuesin e tij, i cili është pikërisht ish-trajneri i Napolit, Maurizio Sarri, por pas këtij sezoni.  Roma ka nisur të realizojë që tani ëndrrën e saj me trajnerin Sarri, por për të mos rrezikuar me trajnerin aktual, ka planin B, që është ajo e trajnerit të Kombëtares kuqezi, Christian Panucci.

Christian Panucci

Ndeshja kundër Milan ishte një mundësi e madhe për Romën, për t’u afruar më shumë me Ligën e Kampionëve.  Monchi dhe Pallotta kanë zgjedhur tashmë, sipas Gazzetta dello Sport, trajnerin e mundshëm që do të jetë i gatshëm për të marrë situatën nën kontroll dhe  për të udhëhequr Dzekon dhe shokët e tij deri në fund të sezonit. Midis dy emrave, përveç Paulo Sousa, emri i Christian Panucci, doli papritmas por shihet në këtë momente si i duhuri. Trajneri aktual i Shqipërisë e njeh mirë mjedisin, vlerësohet nga tifozët dhe mund të provojë më të mirën për të rifilluar si trajner i Romës në këtë pjesë të dytë të sezonit. Për në verë, megjithatë, ëndrra mbetet Maurizio Sarri, ndërkohë që kontrata që lidh trajnerin Christian Panucci me kuqezinjtë skadon në fund të kualifikueseve Euro 2020. Shuma që duhet t’i paguajë Roma, nëse Panucci prish kontratën në mënyrë të njëanshme me FSHF0-në konsiderohet e papërfillshme.