Roma mposht Chievon, renditet e katërta

Roma mposht Chievon, renditet e katërta
Roma ka marrë një fitore të rëndësishme përballë Chievos.

Skuadra e udhëhequr nga Di Francesco ka fituar me rezultatin 3-0 ndaj Chievos në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të në Serie A.

Serinë e golave në këtë takim e hapi Stephan El Shaaraëy, kur tundi rrjetën e vendasve në minutën e 9’ të takimit.

Duhej të luheshin edhe nëntë minuta të tjera që miqtë kryeqytetas të shënonin edhe golin e dytë me anë të boshnjakut Edin Dzeko.

Në pjesën e dytë, rrjetën edhe njëherë e tundi Aleksandar Kolarov i cili finalizoi me sukses një aksion të bukur të Romës.

Me këtë fitore të rëndësishme, Roma ngjitet në vendin e katërt duke grumbulluar 38 pikë. /l.k./

Foto Google