Rikthimi i Kukësit, falë “gëzofit të janarit”

Rikthimi i Kukësit, falë “gëzofit të janarit”
Fitorja 3-2 ndaj Kamzës në “Elbasan Arena”, falë golave që shënuan lojtarët e ardhur  gjatë janarit: Vasil Shkurtaj, Valdet Rama dhe Eduart Rroca, rikthen Kukësin në vend të dytë, - 8 nga Partizani

Nga Aranit Muraçi

Tre lojtarë të ardhur gjatë dimrit te Kukësi shënojnë tre golat e fitores ndaj Kamzës, duke dhënë një mesazh për pjesën e mbetur të kampionatit, se nuk kanë ardhur më kot si përforcime të një prej ekipeve pretendente për titull. Por pavarësisht fitores 3-2 ndaj Kamzës në “Elbasan Arena” dhe rikthimit në vendin e dytë të Kukësit, Partizani falë fitores 3-1 që siguroi një ditë më parë kundër Flamurtarit, thelloi në tetë pikë diferencën me ndjekësin më të afërt. Teuta që mbante vendin e dytë një javë më parë humbi 1-0 me Luftëtarin në Gjirokastër.

Megjithatë, ajo që vlen të theksohet në rikthimin te fitorja të Kukësit është fakti se atë e siguruan tre lojtarët e sulmit që erdhën gjatë janarit: Valdet Rama, Vasil Shkurtaj dhe Eduart Rroca.

Vasil Shkurtaj, ish-sulmuesi  i Luftëtarit, i cili u bashkua me shumë bujë me Kukësin gjatë dimrit realizoi ndaj Kamzës golin e tij të parë me fanellën e skuadrës së re. Zhbllokimi ishte lajmi i mirë për të, ashtu sikurse edhe për shokun tjetër të ekipit, Eduard Rroca. “E prisja këtë gol, jam i kënaqur. Por më shumë, për 3 pikët. Tani shohim për ndeshjen tjetër”, -  u shpreh Shkurtaj, pas fitores ndaj Kamzës. Ka  dilema nëse trajneri Cungu do të preferojë Reginaldon krah tij në sulm, apo Rrocën me të cilin Shkurtaj ka luajtur te Luftëtari. “Vështirë ta them. Me Reginaldon plotësohem, por edhe Rroca është i rëndësishëm, sepse më pason mirë. Këtë gjë duhet ta vendosë trajneri”,- shprehet me diplomaci sulmuesi i Kukësit, i cili mbeti i dëmtuar në dorë pas ndeshjes. Ai pret ekzaminimet mjekësore, për të parë shkallën e dëmtimit, ndërsa Kukësi i rikthehet fitores dhe vihet në ndjekje të Partizanit, pas javës së 23-të në Kategorinë Superiore. Humbja për Kamzës ndërlikon ndjeshëm pozitat e saj, në garën për mbijetesë. Debutim me humbje për trajnerin Gentjan Stojku, i cili duke parë situatën e vështirë refuzoi të komentonte të ardhmen, pas ndeshjes.

Paqe në ndeshjen tjetër, mes Kastriotit dhe Kamzës, ndeshje që mbylli javën e 23-të në Superiore. Kjo ndeshje u zhvillua në “Niko Dovana”, ndërsa barazimi la të kënaqur në fund krutanët, që pavarësisht fitores së Luftëtarit, po shohin gjithnjë e më shumë shpresa mbijetese.

 

Kategoria Superiore – Java e 23-të

Dje

Kastrioti-Laçi                    1-1

Kukësi-Kamza                   3-2

23 shkurt

Partizani-Flamurtari       3-1

Luftëtari-Teuta                 1-0

22 shkurt

Skënderbeu-Tirana          1-2

Klasifikimi

Partizani              49

Kukësi                  41

Teuta                    39

Laçi                       35

Skënderbeu        33

Flamurtari          33

Tirana                  28

Luftëtari              25

Kastrioti              20

Kamza                  16

 

 

Trajneri i Kukësit, Armando Cungu:

“Nuk ka ndeshje të lehta dhe sidomos me ekipe si Kamza që provon të luajë futboll pa pasur asgjë për të humbur. Kjo e bën më të vështirë dhe me 4 mungesa të mëdha sot, u detyruam të arnoheshim. Rama ka futboll dhe kjo nuk ka mend të thuhet që sheh futboll e sheh lehtë dhe bën diferencë me topin dhe një kundër një. Ka pak mangësi nga gjendja fizike por është në progres e sipër dhe i dhamë 45 minuta të plota dhe shpresoj të jetë produktiv për ekipin. Duhet të jemi më serioz dhe të thjeshtë dhe mos t’i ndërlikojmë situatat.”

 

Trajneri i Kastriotit, Bledar Devolli:

“Më shumë më mbeti peng goli që morëm në këtë ndeshje, pasi ishte një gol aksidental. Mund t’i ndodhë kujtdo, por nuk duhej të na ndodhte në këtë koment. Falëm 45 minuta në këtë ndeshje. Morëm golin dhe u futëm pak në panik. E kisha thënë edhe para ndeshjes se Laçi është kundërshtari më i vështirë në Superiores. Jemi ekipi që po ecim mirë pas Partizanit. Ne synojmë të marrim pikë në çdo ndeshje, kjo do të jetë ajo që ne synojmë.”

 

Trajneri i Laçit, Besnik Prenga:

Nuk mund të them se jam i kënaqur. Shënuam shpejt dhe kjo mund të na ndihmonte të ishim më të rrezikshëm, por goli na vuri në gjumë. E kontrolluam pjesën e parë, por gabuam. Duhet ta zgjidhnim ndeshjen në pjesën e parë. Ishte si ndeshje derbi, mes dy komshinjve dhe u luftua nga të dyja palët. Kastrioti na vuri në vështirësi me topa të gjatë dhe goditjet standarde. Ishte si një derbi, nuk ka rëndësi tabela dhe e meritoi kundërshtari pikën me lojën që zhvilloi në këtë ndeshje. Afrimet e reja? Dy blerje që mendoj se po mundohen të kapin ekipin, por janë shumë prapa dhe nuk e kanë fituar besimin tim.”

 

Kukësi-Kamza 3-2

Shënues: Shkurtaj 13’, Rama 46’, Rroca 60’,/ Martinena 77’, Fukui  41’

Kukësi: Frashëri, Et’hemi, Krasniqi, Teqja, Xhemaili (Rama 46’), Çyrbja, Dzaria, Limaj (Rroca 56’), Rrumbullaku, Reginaldo (Joti 90’), Shkurtaj. Trajner: Armando Cungu

Kamza: Avdyli, Shala, Qaqi, Bitri, Bonani (Mumajesi 52’), Rezi, Malaj (Peçi 64’), Mehmeti, Fukui, Plaku, Zisi (Martinena 75’). Trajner: Gentian Stojku

Gjyqtar: Kreshnik Barjamaj, Denis Rexha, Denis Agaraj, Eldorjan Hamiti

 

Kastrioti – Laçi 1-1

Shënues: Shehu 53′ / Fangaj 11′

Kastrioti: Çekrezi, Husein, Shehi, Çela, Ndreca, Ymeraj (Okebuku 66′), Shehu, H. Marku (Vatnikaj 75′), Bardhi, Kalaja, Roxher. Trajner: Bledar Devolli

Laçi: Selmani, Fangaj, Toro, Gjoni, Mersinaj, Sefgjini (Mane 81’), Eller, Najdenov (Jonuzi 61′), Çokaj, Shtubina, Xhixha. Trajner: Besnik Prenga

Gjyqtarë: Klodian Shahini, Ermal Barushi, Herald Lisaku, Hermal Llapra