RAPORTI I KLSH/ Shoqëritë publike dhe projektet e huaja, 10 miliardë lekë abuzim

RAPORTI I KLSH/ Shoqëritë publike dhe projektet e huaja, 10 miliardë lekë abuzim
“Të ardhura të munguara janë në shumën gjithsej 10.270.779 mijë lekë, nga të cilat shuma 6.769.429 mijë lekë i përket dëmit ekonomik dhe 3.501.350 mijë lekë për efektin negativ financiar ose shpenzime jo në përputhje me parimin e 3-E-ve: ekonomicitetit, efiçencës dhe efektivitetit”

Plot 10.2 miliardë lekë dëm financiar i kanë shkaktuar gjatë vitit të kaluar arkës së buxhetit të shtetit, shoqëritë publike, por edhe projektet me financim të huaj që zbatohen në territorin shqiptar. Kjo shifër u konstatua gjatë në analize të fundit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, sipas të cilës dëmi në shoqëritë publike ka qenë më i lartë, deri në vlerën e 6.7 miliardë lekëve. Shumë kjo e shkaktuar sipas ekspertëve të KLSH-së kryesisht nga shpenzimet e kryera jo në përputhje me parimet e ekonomicitetit, efiçencës dhe efektivitetit.

Për të gjitha këto, Kontrolli i Lartë i Shtetit i është drejtuar gjatë vitit të kaluar organit të akuzës me 4 kallëzime penale, për 5 drejtues apo administratorë të shoqërive publike. Ku për këto raste akuza ka qenë ajo e konsumimit të figurës së veprës penale të shpërdorimit të detyrës. Nga ana tjetër, janë

rekomanduar dy propozime për ndryshim ose përmirësim te bazës ligjore rreth funksionimit të shoqërive publike, si edhe 594 masa organizative, nga të cilat 194 janë disiplinore.

Gjithçka bazuar në 29 auditime që KLSH-ja ka kryer vjet në shoqëritë publike dhe në projektet me financime të huaja.

Kurse në lidhje me zbatimin e rekomandimeve të lëna për auditimet e mëparshme, po nga ana e Kontrollit të Lartë të Shtetit janë rekomanduar gjithsej 452 masa, nga të cilat janë pranuar 424 masa, ose 94% e tyre, kurse 17 masa ose 4.1% e tyre nuk janë zbatuar fare. “Nga këto masa vetëm për shpërblimin dëmi ekonomik janë 79 rekomandime në shumën e 2.9 miliardë lekëve, nga të cilat janë pranuar 72 të tilla në shumën e 2.5 miliardë lekëve dhe nuk janë pranuar fare 7 masa në shumën e 385 milionë lekëve. Dhe po sipas KLSH-së, ndaj këtyre shoqërive është ri-kërkuar marrja e masave për zbatimin e rekomandimeve, nga ministritë përkatëse prej të cilave ato janë në varësi. Kjo nuk është hera e parë që Kontrolli i Lartë i Shtetit ka lëshuar alarmin e tij ndaj shoqërive publike që operojnë me paratë e taksapaguesve shqiptarë. Por edhe ndaj projekteve me financim të huaj, që menaxhohen nga institucione publike shqiptare.