Raporti i KE: Ekonomia shqiptare shënoi rritje 4% gjatë 2018-ës, por pritshmëritë janë pesimiste

Raporti i KE: Ekonomia shqiptare shënoi rritje 4% gjatë 2018-ës, por pritshmëritë janë pesimiste
Në raportin 3-mujor të publikuar nga Komisioni Europian, vihet re se ekonomia shqiptare ka kapur rritjen në shifrat 4% gjatë vitit 2018.

KE ka publikuar raportin për performancën ekonomike të vendeve kandidate dhe potencialisht kandidate në BE, ku theksohet se Shqipëria është një nga dy vendet e rajonit që kanë vazhduar rritjen pozitive.

Por, për këtë vit pritshmëritë janë pesimiste. Sipas raportit prodhimi kombëtar për 2019-2020 pritet të zgjerohet mesatarisht me 3.9% në vit i mbështetur nga rritja e konsumit të familjeve dhe investimet e biznesit.

Në raportin e KE theksohet edhe ulja e borxhit publik.

/f.ç/Albanian Free Press Online/