Rama vizitë në Arabi, ministrja e Financave shfaqet me perçe

Rama vizitë në Arabi, ministrja e Financave shfaqet me perçe
Kryeministri Edi Rama, ndodhet në Riad, të Arabisë Saudite.

Në vendin arab, Rama njoftoi nënshkrimin e disa marrëveshjeve të rëndësishme ekonomike. Interesant se Ministrja e Financave ka vendosur perçe.

“Në pritjen shumë miqësore të mbretit Salman ibn Abdulaziz Al Saudi, ku pas drekës zyrtare u nënshkruan disa marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi," theksoi Rama.

Ministria e Financave njofoti më herët se Anila Denaj, është   duke zhvilluar një vizitë zyrtare në Arabinë Saudite, të karakterit ekonomik.

Një takim shumë i rëndësishëm është vlerësuar ai më Ministrin e Financave, Mohammed bin Abdullah Al-Jadaan, ku shqyrtuan aspektet e bashkëpunimit financiar dhe ekonomik mes dy vendeve, dhe diskutuan një numër çështjesh me interes të përbashkët dhe mjetet për t’i forcuar ato.

Gjatë këtij takimi u arrit nënshkrimi i Marrëveshjes  për  eleminimin e taksimit të dyfishtë,  çka nënkupton më shumë bashkëpunim mes komunitetit të biznesit dhe nxitjes së investimeve të huaja.

Për të krijuar një klimë të favorshme për biznesin e sidomos atë të huaj qeveria shqiptare zbaton Marrëveshjet e  eleminimit të taksimit të dyfishtë me 41 vende të ndryshme.

Marrëveshja e heqjes së taksimit të dyfishtë  edhe me Arabinë Saudite pritet të rrisë bashkëpunimin mes dy vendeve në  fusha të ndryshme të ekonomisë, si dhe rritjen e shkëmbimeve tregtare.

Ministrja Denaj, është pjesë e delegacionit qeveritar që po zhvillon një vizitë zyrtare dy ditore në Arabinë Saudite.