Rama - studentëve: Kaq pula jeni.. shkoni dhe kërkoni të drejta tuaja? Do ju digjet viti!

Rama - studentëve: Kaq pula jeni.. shkoni dhe kërkoni të drejta tuaja? Do ju digjet viti!
Kur një grup studentësh vijojnë ngujimin brenda në ambientet e fakulteteve për plotësimin e 8 kërkesave dhe pedagogët e fakultetit të Shkencave Sociale kanë shpallur grevë pa afat, kryeministri Edi Rama takoi disa studentë në sallën e re të rikonstruktuar të studimit tek konviktet e Mjekësisë.

Rama u tha studentëve se do të humbasin vitin shkollor me sjelljen e tyre ndaj të mos lejojnë pakicën të mbajnë peng universitetin.

Duke e cilësuar politike këtë grevë, kreu i qeverisë tha se studentët duhet të kërkojnë te pedagogët të drejtat e tyre, madje i bëri thirrje këtyre studentëve të ngrihen kundër kësaj pakice

"Unë nuk shkoj dot as të hap derën e universitetit me dhunë dhe as të marr letrat me dhunë.. Është e pabesueshme ju pas protestës që bëtë prapë nuk kuptoni forcën tuaj. Kjo që po ndodh ju sot është kërcënim i drejtpërdrejtë për ju dhe prindërit tuaj për të humbur vitin.  Është kërcënim i drejtpërdrejtë që të mos merrni dot të drejtat që i fituat.

Ju të pranoni që një grusht njerëzish, atje,  dhe një grusht pedagogësh tju kërcënojnë në këtë farë feje dhe tju kompleksojnë jo jeni tradhtar..jo grevëthyes.. e të mos mblidheni bashkë, jo për tu zënë e kacafytur, por për të qëndruar tek dera dhe për të kërkuar llogari deri kur të hapet dera, për t'i shkuar në shtëpi të rektorit dhe për ti thënë dil jashtë nga shtëpia e hajde më hap universitetin. Unë të mos marr bursën sepse ti do të bllokosh universitetin për Saliun, Lulin, Monikën... Ç'më duhet mua.  Nuk keni për të marrë dot bursat, s’ke për të marrë asnjë lekë. dokumentet do e sjellin ata. Si mund të rrini si pula që prisni që të vijë gjeli nga kryeministria tju shpëtojë?  Unë vij me ju të hap derën.

Por jo ... ne shkuam atje, por na thonë ju jeni të Fressh. Jo... Më intereson mua se çfarë thonë këta .. jo u vesha me atlete, jo për pantallona.. pse për këta jetojmë”, deklaroi Rama.

Kryeministri u tha studentëve se do të djegin vitin akademik.

"Universiteti është autonom. Autonomia nuk është liria e pedagogëve që të bëjnë grevë dhe ti lënë studentëve rrugëve por është përgjegjësi për ti dhënë mësim studentëve për të cilën ata paguajnë. Autonomia nuk është liri për të thënë unë ngujohem dhe në emër të një pakice pengoj shumicën të marrë mësim por është përgjegjësi. Pse nuk hyn dot policia në universitet? Sepse ka autonomi

Ky është problemi. Ti ca do nga unë. Qeveria i ka lekët. Po si ta bëj si qeveri që i duhet lista e studentëve.. Shko tek fakulteti merr dhe të gjithë shoqet dhe shokët që u takon bursa dhe thoni nxirrni letra. E keni më kollaj të mblidheni e protestoni kundër meje dhe kaq të vështirë për gjënë që ju takon, dhe nuk ju lënë tua japin disa mark mark rrugëve që kanë hallet e tyre. Kush janë këto që ju pengojnë të drejtat tuaja? Kaq pula jeni.. shkoni dhe kërkoni të drejta tuaja? Do ju digjet viti ...Si do e merrni vitin duke mos shkuar në shkollë?? Kadri Qorri do të bëjë revolucionin leninist ndërsa Mark Marku do të bëjë revolucionin e 16 shkurtit”, vijoi Rama. /l.k./

Foto Google