PROTESTA/ Minatorëve u sos durimi: 12 vjet që kërkojmë statusin, më 22 shkurt hyjmë në grevë urie

PROTESTA/ Minatorëve u sos durimi: 12 vjet që kërkojmë statusin, më 22 shkurt hyjmë në grevë urie
Një grup minatorësh dhe përfaqësuesish të sindikatave kanë dalë sot në një protestë përpara Kryeministrisë.

Ata kanë bërë të ditur se durimit të tyre i ka ardhur fundi, ndërsa kanë të paktën 12 vjet që kërkojnë miratimin e statusit të minatorëve.

Statusi parashikon trajtimin e tyre financiar, sipas vështirësisë së punës, dhe lehtësi të tjera.

Minatorët kanë paralajmëruar se, nëse statusi nuk miratohet këto diotë, ata do të përshkallëzojnë protestën.

“Do të futemi në greve urie më datë 22 shkurt” ka qenë fjala e fundit e minatorëve. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google