Presidenti Meta: Kiço Blushi, një nga përfaqësuesit më të denjë të "Brezit 1970"

Presidenti Meta: Kiço Blushi, një nga përfaqësuesit më të denjë të "Brezit 1970"
Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e shkrimtarit dhe skenaristit Kiço Blushi.

Në një status në rrjetin social, Presidenti Meta shkruan: “I pikëlluar prej lajmit të trishtë, ndaj me Mirën, Benin dhe Martinin, por edhe me të gjithë miqtë e letërsisë dhe kulturës shqiptare, dhimbjen e thellë për humbjen e shkrimtarit të shquar, krijuesit dhe veprimtarit publik, Kiço Blushi.

Ai do të mbetet përherë në kujtesën tonë si një nga përfaqësuesit më të denjë të "Brezit 1970": prozator, kineast, publicist dhe botues.

Kiço Blushi luajti role të rëndësishme publike dhe qytetare në momente kyç të historisë shqiptare, me angazhimin e tij të pabujë dhe fisnik.

I qoftë i përjetshëm nderimi ynë!” /l.k./

Foto Google