Presidenti i Barcelonës paralajmëron largimin e Leo Messit

Presidenti i Barcelonës paralajmëron largimin e Leo Messit
Lionel Messi duket se po kalon vitet e fundit në fushën e blertë dhe te Barcelona kanë nisur përgatitjet për të përballuar largimin e tij.

Një gjë të tillë e ka pohuar presidenti i blaugranëve, Josep Maria Bartomeu, në një intervistë për mediat.

Bartomeu tha se në klub janë gati të dëgjojnë vullnetin e lojtarit dhe për këtë kanë nisur të transferojnë në skuadër lojtarë të mëdhenj.

“Unë e di që një ditë Lionel do të thotë se po tërhiqet. Ne duhet ta përgatisim klubin për të ardhmen. Ne po sjellim lojtarë të mëdhenj në ekip, sepse ne duhet ta vazhdojmë këtë epokë suksesi. Kjo është përgjegjësia jonë”, tha President katalanas. /l.k./

Marrë www.mirror.co.uk