Premier League: Liverpul, paqja me United e mban 1 pikë para, dëmtohet Firminho

Premier League: Liverpul, paqja me United e mban 1 pikë para, dëmtohet Firminho
Manchester United- Liverpool, kryendeshja e javës në Premier League, mbyllet pa gola. Barazimi mban Të Kuqtë në krye të klasifikimit, me 66 pikë, pas javës së 27-të, një pikë më tepër se Manchester City. Për Liverpool mbeti i dëmtuar braziliani Firminho.

Por barazimi i Djajve të Kuq bëri që ata të parakalohen në vend të katërt me një pikë nga Arsenal.  Totenhem i vendit të tretë, 6 pikë pas kryesuesve, humbi 2-0 me Burnley. Ndeshja mes Chelsea dhe Brighton u shty, ndërsa Arsneal fitoi 2-0 kundër Southampton.