Pranverë e kuqe

Pranverë e kuqe
Pavarësisht se është një fund dimri e se i ftohti mbrëmjeve nuk është larguar ende, dielli i këtij shkurti duket se ka ngrohur edhe bukuroshet shqiptare të cilat kanë zgjedhur të na e sjellin pranverën ca më shpejt. Por jo me lule ose mëngë të shkurtra por duke ndriçuar pamjen me atë, ngjyrën e kuqe, mbretëreshën e sensualitetit. Edhe pse ishte ngjyra e festave të fundvitit, e më pas, ngjyra e Shën Valentinit, edhe këtë pranverë, këto femra të hijshme zgjedhin që të duken më tërheqëse me veshje të kuqe. E kuqja është herë seksi, madje superseksi, si në rastin e Dorina Memës ose Beatrix Ramosaj, me fustane të shkurtra e këmbë zbuluar, në një të kuq të fortë, ose sportive e në formë xhakete si në rastin e Fatma Haxhialiut ose Arjona Shehut. Aurela Hoxha si një eksperte mode që është, guxon më shumë me një minifund lëkure të kuq, mes sportives dhe tendencës elegante.