PLAS SKANDALI TJETËR/ Pranga mësuesit të gjuhës shqipe, akuzohet se ngacmoi seksualisht 27 nxënëse (Video)

PLAS SKANDALI TJETËR/ Pranga mësuesit të gjuhës shqipe, akuzohet se ngacmoi seksualisht 27 nxënëse (Video)
Një mësues i gjuhës shqipe në një shkollë fillore në qytetin e Gjakovës, është i arrestuar dhe zyrtarisht nën akuzë për ngacmime seksuale ndaj nxënësve të mitur.

Mediat e Kosovës shkruajnë se ndaj mësuesit me iniciale B.V., nga Komuna e Gjakovës, është ngritur aktakuza për veprën penale “keqpërdorimi i personave nën moshën 16 vjeçare”

“Nxënëset e shkollës fillore “Mazllum Këpuska” të Gjakovës kanë rrëfyer për ngacmimet që u ka bërë gjatë orëve mësimore arsimtari i tyre i gjuhës shqipe. Ato kanë treguar rrëfyer se si arsimtari u prekte flokët, disa pjesë të trupit dhe fliste fjalë të pista përgjatë orëve të mësimit”, raporton Express.

Arrestimi dhe aktakuza janë konfirmuar në një njoftim zyrtar të Prokurorisë Themelore të Gjakovës.

Rrëfimet e vajzave fillimisht u publikuan nga KlanKosova.

Ky është skandali i tretë me sfond seksual në vetëm pak javë në trojet shqiptare, pas atin në Kavajë dhe në Drenas. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Express

VIDEO: KlanKosova