Përpjekjet e Ronaldo e Dybala shkojnë dëm, Khedira elozhe Berishës

Përpjekjet e Ronaldo e Dybala shkojnë dëm, Khedira elozhe Berishës
Ylli gjerman i Juves përgëzoi kundërshtarin për fitoren surprizë 3-0 dhe pas eliminimin nga Kupa e Italisë, i bëri thirrje ekipit të tij që të fokusohet nga Seria A dhe Champions League

Mesfushori i Juventus, Sami Khedira, u shpreh se skuadra e tij nuk ishte më mirë se Atalanta ndaj edhe e meritoi eliminimin nga Kupa e Italisë.

Skuadra e Massimiliano Allegri, që kryeson bindshëm Seria A dhe ka ambicie të mëdha për të fituar trofeun e Champions League, nuk mund të realizojë tripletën e famshme, pas eliminimit të papritur në Kupën e Italisë.

Kampionët humbën 4-0 në Bergamo me Atalantën, në përpjekje për të fituar për herë të pestë radhazi këtë trofe.

Edhe pse titullarë ishin lojtarët më të mirë, si Ronaldo e Dybala, Juve dështoi që të gjente rrugën e rrjetës në mbrojtjen e Berat Djimsitit dhe portën e mbrojtur nga Etrit Berishës.

Khedira thuri lavde për formën që tregoi portieri i Kombëtares shqiptare, Berisha, i cili mohoi golin.

Timothy Castagne i dha Atalantës avantazhin në 37’ dhe kolumbiani Duvan Zapata dyfishoi shifrat dhe më tej vulosi fitoren ndaj Juves.

Ish-lojtari i Real Madrid, tha se përpjekjet e Juventus u ndaluan falë formës së shkëlqyer të portierit të Atalantës, Etrit Berisha.

“E trishtueshme që humbëm në këtë mënyrë, por ky është futbolli, duhet pranuar.  Nuk ishim më mirë se Ataltana. Ata kanë një skuadër të shkëlqyer dhe merituan fitoren. U uroj fat në gjysmëfinale.”

Khedira udhëzoi ekipin e tij që të fokusohet në Seria A, e më pas në Champions League.

Juve përballet të shtunën me Parmën, në ndeshjen e radhës së Seria A.