Përgatitjet për Eurovision/Jonida Maliqi njeh rivalët, “Paratë” dhe fituesin e “San-Remos”!

Përgatitjet për Eurovision/Jonida Maliqi njeh rivalët, “Paratë” dhe fituesin e “San-Remos”!
Pas shqiptarit Ermal Meta, që fitoi sezonin e kaluar “San Remon”, një tjetër këngëtar i huaj me origjinë egjiptiane,  ka fituar Festivalin më të rëndësishëm të Këngës në Itali.

Mahmood do përfaqësojë Italinë në “Eurovision” me 14 maj në Tel Aviv, ku nga ana e saj Shqipëria merr pjesë me fituesin e Këngës në RTSH, me Jonida Maliqin, “Ktheju tokës”.

Kujtojmë se sezonin e kaluar përfaqësuesi i i Shqipërisë, Eugent Bushpepa, i cili përfaqësoi Shqipërinë, pati një konkurrencë të fortë me Ermal Metën, në natën finale.

Mahmood është shpallur fituesi i edicionit të 69-të të Festivalit italian të Sanremos. 27 vjeçari konkurroi me këngën “Soldi” dhe arriti të rrëmbente fitoren prej televotimit.

Në vendin e dytë u rendit këngëtari “Ultimo” ndërsa vendin e tretë e zuri grupi “Il Volo”.

Mahmood është me nënë italiane dhe baba egjiptian.

“Faleminderit të gjithëve, nuk po arrij ta besoj. Unë jam 100% italian, nëna ime është nga Sardenja dhe babai im është egjiptian, por unë kam lindur dhe jam rritur në Itali”.