Për Dorianin! Skënderbeu pret Tiranën, të ardhurat shkojnë për futbollistin 17-vjeçar në spital

Për Dorianin! Skënderbeu pret Tiranën, të ardhurat shkojnë për futbollistin 17-vjeçar në spital
Klubi i Skënderbeut njoftoi se të ardhurat nga ndeshja e nesërme, me Tiranën do të shkojnë për t’i ardhur në ndihmë kurimit të futbollistit të klubit korçar, Dorian Tahirllari, i cili është pjesë e U-17, por po lufton me një sëmundje të rëndë.

Për Dorianin, shkruan Skënderbeu, - “Të dashur tifozë dhe sportdashës bardhekuq ju informojmë se të ardhurat nga ndeshja e radhës ndaj Tiranës, e cila do të zhvillohet nesër, ora 18:00 do të shkojnë për Dorianin. “

“Dorian Tahirllari është 17 vjeç dhe pjesë e ekipit Under17. Doriani është diagnostifikuar me Tumor në rruazat kurrizore dhe në stomak.”

“KF Skënderbeu ka vendosur që të gjitha të ardhurat e mbledhura nga biletat e ndeshjes ndaj Tiranës të shkojnë për kurimin e Dorianit.”

“Nesër, një arsye më shumë për të qenë i pranishëm në mbështetje të ujqërve”, mbyllet njoftimi i klubit Skënderbeu, para ndeshjes së javës së 23-të në Superiore.