PDIU kundër Ramës, Idrizi: Larg duart nga çamët se boll të duruam

PDIU kundër Ramës, Idrizi: Larg duart nga çamët se boll të duruam
Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi ka zhvilluar një takim me strukturat e partisë në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij, Idrizi tha se trojet shqiptarë fillojnë në Konispol dhe përfundojnë në Artë, ndërsa PDIU nuk kërkon pronat, por atdheun.

Idrizi tha se PDIU u rrit me  35% në zgjedhjet parlamentare të kaluara, por votat u vodhën nga kjo mazhorancë. Ai bëri thirrje Ramës të qëndrojë larg nga PDIU dhe Çameria.

“PDIU është nga partitë e vetme në Shqipëri që di pse ekziston. Ne sot kemi një rezolutë për shqiptarët e Çamërisë. Do luftojmë çdo ditë për dinjitetin njerëzor. Fqinji jonë vlon sot nga racizmi dhe nacionalizmi për shqiptarët. Shteti shqiptar ka detyrim t’i adresohet NATO dhe të hapë atje çështjen çame, por nuk ka këllqe e dinjitet përballë Greqisë.

Ne sot kemi një varrezë për shqiptarët e Çamërisë. Ligji për minoritetet është poshtërues për shqiptarët. Kemi qenë dhe jemi për bashkim kombëtar për të afruar shqiptarët e Shqipërisë me Kosovën.

Trojet shqiptare fillojnë në Konispol dhe përfundojnë në Artë. Ne kërkojmë atdheun tonë dhe nuk kërkojmë pronat. Ne jo vetëm kemi marrë mandatin e Tiranës dhe Fierit, por u rrit me 35% në këto zgjedhje. Votat  u vodhën nga kjo mazhorancë.

Por ne jemi të gjallë dhe jemi në këmbë, pavarësisht se nuk kemi përfaqësim politik. Ne sot nuk jemi në parlament, por do jemi më të fortë për t’u dëgjuar zëri i shqiptarëve. Ne kishim katër drejtori të Përgjithshme, dy sot i kanë sërish drejtorë, pse u shuan socialistët?!

Dhe do të merrnin nga këta që deri dje na thoshin se ishin pjesë e tepsisë, i morën se sikur vodhën dje mandatet e PDIU-së, sikur krijuan dje parti politikë për të na çarë, po vijojnë edhe sot të fusin duart. I bëj thirrje Edi Ramës larg duart nga PDIU-ja dhe çamët se boll te duruam. Ata që ikën e bën mirë, pasi e çliruan PDIU-në nga këta”- tha Idrizi.

/f.ç/Albanian Free Press Online/